Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Kosova po kalon nëpër një moment të rëndësishëm politik.
Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, Von der Leyen tha se Bashkimi Evropian ka mbështetur Kosovën në rindërtim, zhvillim ekonomik, reforma dhe në themelimin e institucioneve moderne e demokratike.
Duke folur për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ajo tha se vendimi ka shkaktuar emocione të fuqishme në Kosovë.
“E çmoj angazhimin tuaj të matur. Aktgjykimi është dhënë nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen.
Ajo theksoi se rezistenca e Kosovës nuk ka qenë pjesë e gjykimit.




