Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Votat në përfaqësitë diplomatike do të numërohen në Kosovë, e konfirmon KQZ

GD
Gazeta Demos27 dhjetor 2025 në 20:50
Votat në përfaqësitë diplomatike do të numërohen në Kosovë, e konfirmon KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri më tani ka përfunduar procesi i votimit në 25 përfaqësitë diplomatike të Kosovës, ku dalja e qytetarëve ka qenë 15.597 votues, ose 81.29% nga gjithsej 19.187 votues të regjistruar.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha në një konferencë për media se gjatë gjithë ditës kanë mbajtur kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe se procesi i votimit ka kaluar në mënyrë të qetë.

“Deri tani ka përfunduar votimi në përfaqësitë diplomatike në shtete si: Turqi, Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Norvegji, Austri, Suedi, Slloveni, Danimarkë, Itali, Kroaci, Holandë, Republikë Çeke, Hungari dhe Mbretërinë e Bashkuar. Votimi në katër përfaqësitë e tjera, në SHBA dhe Kanada, pritet të përfundojë sipas orës lokale në Kosovë në orën 01:00 pas mesnatës”, tha Radoniqi.

Ai theksoi se fletëvotimet e përfunduara në përfaqësitë diplomatike nuk do të numërohen menjëherë, por do të transportohen në Kosovë dhe numërimi i tyre do të bëhet në ditët në vazhdim.

Për më tej, Radoniqi dha edhe një mesazh për ditën e nesërme të zgjedhjeve në vend.

“Më 28 dhjetor na pret një ditë e gjatë. Bëj apel që të gjithë anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe komunal të jenë të përgatitur dhe të respektojnë rendin dhe ligjin zgjedhor. Qytetarët do të kenë mundësinë të ushtroni të drejtën e votës dhe shpresojmë që gjithçka të zhvillohet në mënyrë të rregullt”, tha ai.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 21:16“Fryma e Presidentit Rugova”, mesazhi i shkurtër i Kujtim Shalës pasi kundërshtoi kandidaturën e Bekim Sejdiut
  • 21:13Më 6 shtator mbahet akademi përkujtimore në 23-vjetorin e vrasjes së heroit Hajdar Ahmeti
  • 21:02Përshkallzon protesta në Tiranë, protestuesit kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë!
  • 21:02Haxhiu kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Bojkoti ndaj presidentit është papërgjegjësi
  • 20:53Kongresisti amerikan: Vuçiqi, kukull e Kinës, teknologjia kineze të refuzohet