Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Uran Ismaili ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në gjithë vendin.

Ai në një prononcim për media i ftoi të gjithë qytetarët e komunave të Kosovës të dalin për të votuar.

“Sot është një ditë e mirë për Prishtinën, në të cilën vendosim të gjithë për të ardhmen e saj për katër vitet e radhës. Së pari i falënderoj qytetarët të cilët më kanë prit mjaft mirë kudo që kam shku, dhe shpresoj të shkojë edhe sot ditë e mirë. Ka qenë një fushatë e jashtëzakonshme për gjithë ne. I falënderoj të gjithë vullnetarët që kanë kontiribuar që kjo fushatë të shkojë në mënyrën më të mirë. Shpresoj që Prishtina ta sfrytëzojë mundësinë e vet për ndryshim. I ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë pa dallim”, tha Ismaili.