Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Voziste me shpejtësi marramendëse dhe përplasi për vdekje motoristin, 10 vjet burg shqiptarit në Angli

GD
Gazeta Demos26 shtator 2025 në 08:34
Voziste me shpejtësi marramendëse dhe përplasi për vdekje motoristin, 10 vjet burg shqiptarit në Angli

21-vjeçari shqiptar, Erald Kamberi, është dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Kurorës në St Albans, pasi shkaktoi një aksident fatal muajin e kaluar në qytetin Ware, në Hertfordshire të Anglisë.

Kamberi, i cili nuk kishte një adresë banimi të qëndrueshme dhe nuk posedonte patentë apo sigurim, pranoi fajësinë për: “Shkaktim vdekjeje përmes drejtimit të rrezikshëm të automjetit”, dhe “Drejtim mjeti pa figuracion”, shkruan TCh.

Sipas policisë të Hetfordshire, ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 1 gusht 2025, në rrugën London Road, pranë kryqëzimit me Amwell End dhe Station Road. Kamberi, duke drejtuar një Vauxhall Astra të bardhë, u përplas me një moped Honda WW që drejtohej nga Phillip “Phil” Bruce, 34 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Pas aksidentit, Kamberi u largua nga skena, por u arrestua vetëm një ditë më pas, më 2 gusht, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë lokale.

Gjatë seancës gjyqësore, gjykatësi e përshkroi mënyrën e drejtimit të Kamberit si “të çmendur”, duke theksuar se ai lëvizte me shpejtësi ekstreme, në krahun e gabuar të rrugës, pa patentë dhe pa siguracion, në përpjekje për t’iu shmangur policisë.

Përveç dënimit me burg, Kamberi u ndalua nga drejtimi i automjeteve për 15 vjet, me kusht që pas përfundimit të dënimit të kalojë një test të zgjeruar për rikthim në timon. Ai do të duhet të vuajë të paktën dy të tretat e dënimit, përpara se të shqyrtohet deportimi i tij nga Mbretëria e Bashkuar.

Detektivi Ben Heath, nga Njësia e Hetimeve të Aksidenteve të Rënda, tha: “Asgjë nuk mund të kthejë pas atë që ndodhi apo të shërojë dhimbjen që Kamberi ka shkaktuar. Ai la pas një boshllëk të thellë në jetën e familjes Bruce. Phil ishte një djalë i dashur, vëlla, nip, i fejuar, mik dhe pjesë e rëndësishme e komunitetit. Do të na mungojë shumë”.

Ai shtoi se largimi i Kamberit nga vendi i ngjarjes tregon “mungesë totale ndërgjegjeje dhe përgjegjësie”.

Gjykata vlerësoi edhe qëndrimin dinjitoz të familjes së viktimës, gjatë gjithë procesit gjyqësor.

Si procedurë standarde, rasti është referuar për hetim të pavarur pranë Zyrës së Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC), për të shqyrtuar veprimet e autoriteteve përpara aksidentit fatal.

Më shumë nga Lajme

  • 13:56Ahmeti: Në Hagë nuk po dënohen individët, po dënohet UÇK-ja dhe historia e Kosovës
  • 13:49Aktgjykimi në Hagë, Rama bën thirrje për unitet kombëtar: Të jemi një, të jemi bashkë!
  • 13:47Punimet teknike, ndërpritet uji sot në këtë rrugë të Prishtinës
  • 13:47Gjenden peshq të ngordhur në Liqenin e Badocit me peshë deri në 50 kilogramë
  • 13:41Aleanca mbështet nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara