Sot, në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të herëpashershme shiu.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 5 deri në 8 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

