Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Vrapimi i Marsit – Izbica 147” mbahet për herë të pestë më 22 mars

GD
Gazeta Demos12 mars 2026 në 20:02
“Vrapimi i Marsit – Izbica 147” mbahet për herë të pestë më 22 mars

Më 22 mars 2026 do të organizohet edicioni i pestë i garës tradicionale përkujtimore “Vrapimi i Marsit” – Izbica 147, aktivitet që mbahet në nderim të 147 martirëve të Masakrës së Izbicës dhe dëshmorëve të Komunës së Skenderaj.

Kjo garë sportive tashmë është shndërruar në një aktivitet të rëndësishëm përkujtimor dhe sportiv, që bashkon vrapues nga mbarë Kosova, trojet shqiptare dhe diaspora.

Organizatorët kanë bërë të ditur se gara do të zhvillohet në dy disiplina: 10 kilometra dhe 21 kilometra, duke krijuar hapësirë pjesëmarrjeje si për vrapues elitarë, ashtu edhe për ata fillestar që duan të bëhen pjesë e këtij organizimi simbolik.

Nëpërmjet këtij aktiviteti synohet të përkujtohet sakrifica e martirëve të Masakrës së Izbicës, të promovohet sporti dhe vrapimi malor, si dhe të forcohet tradita e organizimeve sportive dhe përkujtimore në këtë zonë.

“Vrapimi i Marsit” – Izbica 147 ka arritur të ndërtojë një identitet të veçantë ndër vite, duke e lidhur aktivitetin sportiv me kujtesën historike dhe duke krijuar një moment bashkimi për komunitetin dhe sportdashësit.

Të interesuarit për pjesëmarrje mund të regjistrohen përmes platformës online deri më 17 mars 2026.

Regjistroni në linkun më poshtë:

LINK

VRAPIMI

Më shumë nga Lajme

  • 08:19Wesley Clark: Shqiptarët kishin të drejtë të rebeloheshin, kur e thashë në Hagë, ata më ndërprenë
  • 08:13“JO NË EMRIN TIM” vazhdon protestën sonte, dita e 17-të kundër aktgjykimit të Speciales
  • 08:11Adrian Hila në Polici: Kamerat i vendosa qysh në vitin 2023, për arsyeje sigurie
  • 07:59Djali i Hashim Thaçit, Endriti falenderon qytetarët për përkrahje në protestë: Pafajësi dhe liri
  • 07:57Parashikimi i motit për sot, mëngjesi i ftohtë