Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Vrasja e Arlinda Zekajt, Lama: Suspendimet nuk mjaftojnë, duhet edhe dorëheqje morale

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 21:41
Vrasja e Arlinda Zekajt, Lama: Suspendimet nuk mjaftojnë, duhet edhe dorëheqje morale

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alama Lama, ka deklaruar se suspendimi i zyrtarëve policorë lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt nuk është i mjaftueshëm, duke kërkuar hetim të detajuar për dështimet institucionale.

E ftuar në emisionin “Politiko”, Lama ka thënë se suspendimet janë vetëm masa paraprake dhe se duhet të ketë hetime serioze për të zbardhur përgjegjësitë lidhur me rastin.

“Suspendimi nuk mjafton, por janë masa paraprake për t’u hetuar në mënyrë të detajuar. Pastaj, nëse do të ketë hetime serioze për dështimin e pafalshëm që ka ndodhur, për jetën e një gruaje e cila ka vdekur në duart e tyre, mendoj se dorëheqjet për arsye morale është dashur të jepeshin nga ministrat”, ka deklaruar Lama.

Ajo ka theksuar se përgjegjësia morale e drejtuesve institucionalë nuk duhet të kushtëzohet nga përfundimi i hetimeve, nëse tashmë janë konstatuar dështime në funksionimin e institucioneve.

“S’ka nevojë për hetim e të tjera. Dorëheqja jepet kur konstatohet që në herën e parë se kanë dështuar institucionet”, është shprehur Lama në “Politiko”.

lamaduhetmorale

Të ngjashme

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

22:41
Gashi: Për dorëheqje është vonë, Gërvalla e Sveçla duhet të shkarkohen

Gashi: Për dorëheqje është vonë, Gërvalla e Sveçla duhet të shkarkohen

21:16
Tahiri për rastin e Arlindës: Nëse s'ka dorëheqje, duhet të ketë shkarkime

Tahiri për rastin e Arlindës: Nëse s'ka dorëheqje, duhet të ketë shkarkime

18:59
Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

22:47

Më shumë nga Lajme

  • 22:31Gashi: Gratë s'kanë siguri as në strehimore, ka raste që dhunuesit depërtojnë edhe aty
  • 22:26Pas fitores së studentëve, dyshime për shkatërrim dokumentesh në institucionet serbe, përfshi edhe Kosovën
  • 22:22Plagoset me thikë një 60-vjeçar në Korçë, policia kap autorin e dyshuar
  • 22:11Musliu njofton se ka dështuar ceremonia e diplomimit të 300 policëve të rinj, shkak mungesa e uniformave
  • 22:05Haradinaj: Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset