Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vrasja e Arlindes, Prokuroria deklarohet për ndalimi e ish-vjehrrës dhe kunatit

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 13:43
Vrasja e Arlindes, Prokuroria deklarohet për ndalimi i ish-vjehrrës dhe kunatit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katër edhe katër persona për 48 orë.

Sipas Prokurorisë, dy nga personat e ndaluar, me inicialet N.S., dhe D.S., dyshohen për kryerjen e veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale ‘’Vrasja e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1, pika 1.3, 1.4, dhe 1.8 lidhur me nenin 33 të KPRK-së , ndërsa dy personat e tjerë me inicialet M.P. dhe G.B. dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurroia bëri të ditur se gjatë zhvillimit të veprimeve hetimore, janë siguruar prova materiale të cilat mbështesin dyshimin e bazuar se personat e lartcekur kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohet.

“Në kuadër të procedurës penale, Prokurori i çështjes ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit.”

Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

penaleprokuroriavrasja

Të ngjashme

Apeli vërteton dënimin, burgim i përjeshtëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Apeli vërteton dënimin, burgim i përjeshtëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën

15:48

Më shumë nga Lajme

  • 13:53“Selam alejkum, a ke marr brum me bukë…” – Zbardhen bisedat mes Rilindit dhe Rejhanit në gjykimin për vrasjen e policit Muhamet Lika
  • 13:52Hapet sot për qarkullim “Rruga A” në Prishtinë
  • 13:29Kryetari i Veteranëve të Kamenicës pas vizitës në Hagë: Ish-krerët e UÇK-së i gjeta të fortë
  • 13:28Zhvillime të reja për Lojëra Mesdhetare, ICMG thërret Kosovën në Athinë për të diskutuar ngecjet
  • 13:04“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestë kundër vrasjes së grave, protestuesit para Qeverisë kërkojnë drejtësi