Këtë të hënë, në Gjykatën Themelore të Pejës, do të shpallet aktgjykimi në rastin ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, të cilët akuzohen për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan në vitin 2021.
Seanca pritet të zhvillohet me fillim nga ora 14:30.
Në Gllogjan, rreth 5 vjet më parë u gjuajt me breshëri plumbash autobusi që po vinte nga Gjakova në Deçan.
Për këtë janë akuzuar Halil Mehmetaj, bashkë me dy djemtë e tij, Kastriotin e Kreshnikun. Sipas prokurorisë, kjo ndodhi për të iu hakmarrë shoferit të autobusit që dyshohet se ishte shkaku që motra e tyre ia mori jetën vetes. Ata organizuan dhe vranë Gani Gjokajn, ku e pësuan edhe Ledion Hamza e Gentiana Mustafa që po ktheheshin nga shkolla.