Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Vrasja ndodhi pas një fjalosjeje mes tyre”, krejt çka dihet për rastin që tronditi sot vendin

GD
Gazeta Demos21 mars 2026 në 23:24
“Vrasja ndodhi pas një fjalosjeje mes tyre”, krejt çka dihet për rastin që tronditi sot vendin

Një person është vrarë në fshatin Bokshiq të Klinës, njoftuan Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës. Dorasi i dyshuar është arrestuar.

Ngjarja, sipas njoftimit, ndodhi në orën 15:00, dhe me të pranuar informacionet, Policia doli në vendin e ngjarjes dhe kuptoi se një person ishte plagosur me armë zjarri.

“Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës”, u tha në njoftim.

Ndërkaq, përmes një njoftimi të ndarë Spitali i Pejës tha se viktima, i lindur më 1977 arriti pa shenja jete në spital rreth orës 15:30.

I dyshuari arrestua në vendngjarje dhe është dërguar në ndalim prej 48 orësh nën dyshimet për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Paraprakisht, Policia ka thënë se dorasi i dyshuar është vëllai i viktimës dhe vrasja ndodhi pas një fjalosjeje mes tyre.

Autoritetet thanë se në vendngjarje është sekuestruar një armë, që dyshohet se u përdor në këtë rast, dhe prova të tjera.

vrasje

Më shumë nga Lajme

  • 16:43Protestë në zemër të Texasit, shqiptarët kundër vendimit të Speciales
  • 16:31Nesër mblidhen deputetët, në rend dite Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës
  • 16:16Nagavci pas arrestimit të nëntë personave: Çdo krim duhet të zbardhet dhe secili që ka përgjegjësi duhet të japë llogari para drejtësisë
  • 16:05Mustafa: Do të ishte politikisht e shëndetshme që kandidati për president të propozohet nga opozita
  • 16:00"Mora fjalë" jehon në Prishtinë, tifo-grupet i këndojnë heroit Adem Jashari