Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasja në tentativë në Ferizaj, arrestohen tre të dyshuar, viktima është dërguar për QKUK

GD
Gazeta Demos13 gusht 2026 në 18:31
Vrasja në tentativë në Ferizaj, arrestohen tre të dyshuar, viktima është dërguar për QKUK

Një person është lënduar rëndë si pasojë e një sulmi fizik në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, në orët e para të mëngjesit të 13 gushtit.

Sipas të dhënave fillestare të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 06:05 dhe tre persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën ASH duke përdorur edhe mjete të forta.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore. Fillimisht ai është dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet reaguese dhe hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj, ndërsa më pas edhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë, të cilët kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur dëshmi e prova relevante.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, dy të dyshuarit, D.A., 26 vjeç, dhe A.A., 29 vjeç, janë intervistuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë, për të dyshuarin e mitur, A.A., 17 vjeç, është kontaktuar prokurori kujdestar për të mitur, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 24 orësh.

Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt. Policia ka bërë të ditur se për zhvillimet e mëtejshme do të ketë raport vijues.

ferizajviktimadërguar

Të ngjashme

Kapet në Morinë 34-vjeçari nga Ferizaj, kërkohej nga autoritetet gjermane për trafik droge

Kapet në Morinë 34-vjeçari nga Ferizaj, kërkohej nga autoritetet gjermane për trafik droge

11:54
Identifikohen tri viktima të “Grupit të Intelektualëve” nga varrezat masive në Zubin Potok

Identifikohen tri viktima të “Grupit të Intelektualëve” nga varrezat masive në Zubin Potok

13:43

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Përparim Rama e shpërndan fotografinë virale të protestës për ish-krerët e UÇK-së
  • 23:42Endrit Thaçi falënderon protestuesit pas tubimit në Prishtinë
  • 23:32Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët
  • 23:28Ledri Vula poston foto me Endrit Thaçin: Të gjithë jemi me UÇK-në
  • 23:14Bledian Krasniqi pajiset me pasaportën e Kosovës, gati për përfaqësimin e “Dardanëve”