Policia ka njoftuar një person është arrestuar nën dyshimin për “Vrasje në tentativë”, pas një sulmi me thikë që ndodhi në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 23:00, në rrugën “Nëna Terezë”, ku viktima, një mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar me thikë nga një person i panjohur.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 31.07.2026 – 23:00. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është sulmuar me thikë nga një person i panjohur. Pas hetimeve lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”.