Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrau 20-vjeçarin në Ksamil, kush është Sokol Vata – i dënuar për drogë në Angli?

GD
Gazeta Demos18 gusht 2026 në 09:27
Vrau 20-vjeçarin në Ksamil, kush është Sokol Vata – i dënuar për drogë në Angli?

Personi në foto është 29-vjeçari Sokrat Vata, autori  i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit francez Miguel Mendes në zonën e Ksamilit në Sarandë.

Sokrat Vata u arrestua në Angli pasi u përfshi në dy raste të ndjekjes nga policia, të lidhura me trafikimin e kokainës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve, raporton A2 Cnn.

Në 30 prill, policia në Kembrixh e pikasën duke drejtuar një makinë tip “Toyota” të vjedhur. Vata tentoi të largohej, por pasagjeri zbriti nga makina dhe ai vijoi arratinë në këmbë. Gjatë ndjekjes, hodhi një pako kokainë në shkurre, por u kap nga policia. Me vete iu gjetën edhe 560 paund, ndërsa rezultoi pozitiv në testin për drejtim automjeti nën efektin e drogës.

Ndërkohë, në një rast tjetër në Kent, më 13 prill, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe përplasi një automjet me targa të klonuara. Në makinë u gjetën qese me kokainë dhe targa.

Vata u arrestua më pas dhe përfundoi përpara Gjykatës së Kurorës së Kembrixhit, ku pranoi akuzat për posedim të drogës së klasit A me qëllim furnizimin, drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim nën efektin e drogës. Ai u dënua me pesë vite burg.

Në njoftimin paraprak në lidhje me vrasjen Policia e Sarandës bën me dije se: “Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë). Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar“.

vataksamilangli

Më shumë nga Lajme

  • 12:28U kërkua për dy vepra penale, Policia e arreston personin e dënuar me 4 vjet burgim
  • 12:24Mbi 50 mijë euro të padeklaruara kapen në Merdare, zbulohen në bagazhin e një autobusi
  • 12:22Anëtari i kryesisë së PDK-së: Kurti, pazarxhi i vlerave kombëtare
  • 12:06“Ta çojmë sa më shpejt drejt përfundimit”, Dimal Basha tregon se u asfaltuan edhe 1.5 km në rrugën Kijevë- Zahaq
  • 11:46Dogana zbulon 50 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit të autobusit të linjës Itali-Kosovë