Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vreshtarët e Rahovecit në vështirësi për shitjen e rrushit: Çmimi i ulët, 50 euro mëditja punëtorit

GD
Gazeta Demos30 gusht 2026 në 23:55
Vreshtarët e Rahovecit në vështirësi për shitjen e rrushit: Çmimi i ulët, 50 euro mëditja punëtorit

Vjelja e rrushit në Rahovec ka nisur me sfida të mëdha për fermerët, të cilët po përballen me një krizë të thellë për shkak të kostove të larta të prodhimit dhe çmimeve të ulëta në treg.Vreshtarët e komunës së Rahovecit ka disa ditë që kanë filluar vjeljen e rrushit të tryezës.

Ata thonë se këtë vit e përcollën mjaft vështirësi këtë kulturë, ndërsa tani që kanë ardhur në përfundim të ciklit të prodhimit nuk ka shitjen e duhur, çmimi është i ulët, ndërsa shpenzimet janë të mëdha.Enver Sokoli ka të mbjellë katër hektarë vreshta, ndërsa thotë se pas shumë sfidash e sakrificash prodhimi është i mirë.

“Fuqia punëtore e shtrenjtë, preparatet janë shtrenjtu, qeveria po na jep nga 54 euro për 15 litra naftë një hektarë me punu, a për një hektarë vetëm njëherë me stërpik shpenzon traktori, ndërsa duhet 7 deri në 10 herë me stërpikë, lavra dy herë tri, njëherë frezë”, tha Sokoli.Problematikë për ta janë edhe vonesat në ndarje të subvencioneve.

“Ne po na duhen preparate, kjo puna nuk pret, duhet me u punu. 50 euro një punëtor mëditje, vetëm për një operacion minimumi 7 punëtor duhen”, thotë Sokoli, vreshtar.Kadri Canziba në parcelat e tij ka të mbjellë vetëm rrush të verës, ai thotë se prodhimin e ka të kontraktuar në veraritë e Rahovecit, por ende nuk e di çmimin që do të ofrojë kompania.

“Kam me fillu me vjel kur të çelet podrumi, aty e kam nipin te nipi e qoj, ja për çmim s’di e cakton qeveria, s’ka aty”, tha Canziba.Drejtori i bujqësisë në komunën e Rahovecit Behar Thaqi thotë se çmimi dhe tregu mund të negociohet vetëm nga ministria përmes Entit të vreshtarisë, pasi komuna nuk ka kapacitete për të ofruar shumë ndihmë”, tha Canziba.

“Rendimenti deri më tani është shumë i mirë, të çmimi ka ngecje, pasi ato nuk janë të arsyeshme me e përballu koston e prodhimit. Drejtoria krejt ç’ka mundet me ba është me ofru infrastrukturën, me ju rregull letrat, si dhe me subvencionu aq sa kemi mundësi”, shtoi Behar Thaqi, drejtor i bujqësisë në Rahovec.Kryetari i shoqatës së vreshtarëve Habib Dina, përmes postës elektronike thotë se përveç tregut dhe çmimit, vreshtarët kërkojnë formimin dhe funksionalizimin e Këshillit Kombëtar të verës.

Ai shton se fermerët janë në panik ditëve të fundit për kontratat e shitjes së rrushit, ndërsa nëse nuk marrin zgjidhje këto probleme Dina thotë se rreziku i kësaj kulture për 2027 është serioz./RTK

rahovecitrrushiteuro

Të ngjashme

44-vjeçari hëngri darkë 295 euro dhe iku pa paguar, dënohet me mbi 2,300 euro

44-vjeçari hëngri darkë 295 euro dhe iku pa paguar, dënohet me mbi 2,300 euro

16:02
Raportohet në polici një rast fajdeje në Prishtinë, nga 18 mijë euro hua borxhi shkoi në 30 mijë

Raportohet në polici një rast fajdeje në Prishtinë, nga 18 mijë euro hua borxhi shkoi në 30 mijë

10:01
Thyhet kisha në Novobërdë, vidhen mbi 1 mijë euro kontribute

Thyhet kisha në Novobërdë, vidhen mbi 1 mijë euro kontribute

09:05

Më shumë nga Lajme

  • 23:32Pas urdhrit të Trump, Google Maps i ndryshon emrit liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”
  • 23:12E diela e fundit e gushtit sjell fluks masiv, radhë kilometrike në Shëngjin dhe Balldren–Milot
  • 22:37Shkollat e Mramorit dhe Grashticës gati për 1 Shtatorin, Elshani: Investimet do të vazhdojnë në çdo lagje e fshat
  • 22:36Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime
  • 22:25Aksident i rëndë në Vlorë, i riu përfundon në spital pas rrëzimit me trotinet