Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vuçiq flet për takimin Gjuriq-Rubio: Ishte krejt rastësisht, nuk flasim me askënd për Kosovën

GD
Gazeta Demos26 shkurt 2026 në 23:51
Vuçiq flet për takimin Gjuriq-Rubio: Ishte krejt rastësisht, nuk flasim me askënd për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënp se m inistri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq është takuar “krejt rastësisht” me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke mohuar pretendimet se ai ishte ftuar në SHBA për t’u informuar mbi një marrëveshje sekrete për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Reagimi i Vuçiqit erdhi pasi ish-ambasadori i Serbisë në Washington, Nebojsha Vujoviq, deklaroi për agjencinë “Beta” se qëllimi kryesor i vizitës së Gjuriqit në Washington ishte informimi për një “marrëveshje sekrete dhe detyruese” që do të çonte drejt njohjes së Kosovës nga Serbia.

Sipas Vujoviqit, Gjuriq ishte ftuar që Rubio, në emër të Qeverisë amerikane dhe presidentit Donald Trump, ta njoftonte për këtë marrëveshje. Ai madje pretendoi se një zhvillim i tillë do të përbënte sukses për Trumpin dhe njëkohësisht do të ndikonte në raportet me Bashkimin Evropian dhe Rusinë, ndërsa do t’i jepte kohë Vuçiqit të forconte pushtetin e tij në Serbi.

Por, nga Kazakistani, Vuçiq i quajti këto pretendime “trillime”.

“Nuk më shkon ndërmend, jo me Marco Rubion, por as me Shën Pjetrin, të flas për Kosovën. Kosova është Serbi dhe do të jetë. Ky është fundi i historisë”, është shprehur ai, sipas raportimit të “Kossev”.

Vuçiq theksoi se takimi mes Gjuriqit dhe Rubios ka qenë i paplanifikuar dhe i rastësishëm.

Edhe Gjuriq i hodhi poshtë deklaratat e Vujoviqit, duke i cilësuar ato si “trillime të plota”.

“Është e pabesueshme që dikush që ka përfaqësuar vendin tonë këtu të thotë diçka të tillë. Kur ai ishte i ngarkuar me punë në Ambasadën në Uashington, vendi ynë u bombardua dhe marrëdhëniet ishin në nivelin më të ulët të mundshëm”, tha Gjuriq.

Një ditë më parë, Gjuriq kishte njoftuar në rrjetin social “X” për takimin me sekretarin Rubio, duke theksuar se Serbia dhe SHBA-ja po punojnë për ta bërë vitin 2026 një vit të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe.

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij