Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar për vdekjen e kriminelit të luftës Ratko Mladiq, duke mbrojtur figurën e tij dhe duke kërkuar që ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska të varroset në mënyrë “dinjitoze dhe të civilizuar”.
Vuçiq tha se Serbia do të ndihmojë familjen e Mladiqit nëse ajo vendos që ai të varroset në territorin e Serbisë, ndërsa përmendi edhe mundësinë që varrimi të bëhet në Beograd, pranë vajzës së tij.
“Ne nuk do të lejojmë që gjeneralit t’i mohohet një varrim dinjitoz”, deklaroi Vuçiq, duke kritikuar njëkohësisht ata që kanë dënuar Mladiqin pas vdekjes së tij.


