Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

‘VV me punë të lëna përgjysmë’, Bajrami: Me Qeverinë e LDK-së fillon llogaridhënia reale!

GD
Gazeta Demos8 dhjetor 2025 në 10:46
‘VV me punë të lëna përgjysmë’, Bajrami: Me Qeverinë e LDK-së fillon llogaridhënia reale!

Kandidatja e LDK-së për deputete, Hykmete Bajrami, ka dalë me një postim për projektet që thotë se qeveria e tyre do të punojë.

Sipas saj, në ditën e parë, do t’i bëjnë publike të gjitha të dhënat për çdo projekt në Kosovë që nga momenti i nisjes, afati i planifikuar për përfundim, deri te çdo ditë vonesë e shkaktuar gjatë zbatimit.

“Çdo projekt do të jetë i hapur për publikun dhe çdo vonesë do të shoqërohet me emra, përgjegjësi dhe llogaridhënie pa marrë parasysh emrat!

Do të kërkojmë llogari nga secili kontraktor që nuk i ka respektuar afatet, por po aq edhe nga çdo zyrtar shtetëror që me neglizhencë, keqmenaxhim apo heshtje ka lejuar bllokimin e projekteve.

Askush nuk do të fshihet më pas procedurave dhe askush nuk do të mbetet pa përgjegjësi.” – ka shkruar Bajrami.

Duke ia drejtuar gishtin VV-së, Bajrami tha se sa i përket rrugëve për Gjilan, Podujevë, Mitrovicë, Pejë dhe Tetovë, “ qytetarët e dinë shumë mirë çfarë ka ndodhur gjatë këtyre pesë viteve: premtime, vonesa, plane të papërfunduara dhe punë të lëna përgjysmë.”

E njëjta situatë, sipas saj, ka ndodhur edhe me stadiumet dhe shumë objekte të tjera publike. projekte të zvarritura, buxhete të shpenzuara pa rezultat dhe asnjë përgjegjësi.

“Kjo praktikë e keqqeversjes, e punëve të lëna përgjysmë merr fund!

Me Qeverinë e LDK-së fillon llogaridhënia reale dhe përfundon koha e justifikimeve dhe ankesave!”

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
  • 23:37Rrëfim prekës i Vasfije Krasniqi-Goodman: Takova një grua që ishte vetëm 10 vjeç kur u dhunua gjatë luftës
  • 23:19Reagon edhe Ymeri e LDK-së: Riparim të vagonëve të trenit në Serbi paska pas edhe më 2024
  • 23:02Policia demanton pretendimet serbe: Asnjë armë nga Kosova nuk është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
  • 22:54​Zjarret në Shqipëri: 15 vatra, 7 ende aktive, ndërhyrje me mbi 200 forca dhe mjete nga ajri