Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

William Walker u nis letër liderëve kosovarë: Propozoj Faton Bislimin për President të ri!

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 10:34
William Walker u nis letër liderëve kosovarë: Propozoj Faton Bislimin për President të ri!

Ish-ambasadori amerikan William G. Walker u ka dërguar letra katër liderëve politikë në Kosovë,  Albin Kurtit, Lumir Abdixhikut, Bedri Hamzës dhe Ardian Gjinit, duke u kërkuar që Faton “Tony” Bislimi të jetë emri për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Në letrat e tij dërguar krerëve politik, Walker shpreh shqetësimin për bllokimin e procesit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës dhe argumenton se vendit i nevojitet një figurë me aftësi të veçanta, përvojë ndërkombëtare dhe përkushtim ndaj Kosovës.

Walker thotë se ka dëgjuar emrat e disa kandidatëve të mundshëm, por sipas vlerësimit të tij, Bislimi i posedon aftësitë përvojën dhe personalitetin që kërkohen për postin e presidentit.

“Në opinionin tim, ndër të gjithë emrat e mundshëm, Tony i posedon të gjitha aftësitë e nevojshme dhe personalitetin për të qenë një president i suksesshëm”, shkruan Walker.

Ai përmend gjashtë karakteristika që, sipas tij, e bëjnë Bislimin të përshtatshëm për këtë pozitë: njohuritë për botën përtej Kosovës, formimin akademik, aftësitë gjuhësore, njohjen e thellë të historisë dhe proceseve politike të Kosovës, personalitetin dhe aftësinë për të qenë një kandidat konsensual.

Walker thekson veçanërisht se Kosova ka nevojë për një president që përfaqëson vendin në tërësi, e jo një parti apo një qëndrim të caktuar politik./Gazeta10

 

walkerpresidentkosovës

Të ngjashme

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 10 mijë euro

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 10 mijë euro

13:47
KPM-ja miraton kërkesën për transmetim eksperimental të “Radio Policia e Kosovës”

KPM-ja miraton kërkesën për transmetim eksperimental të “Radio Policia e Kosovës”

11:23
Kurti: Partneriteti me SHBA-në dhe NATO-n, prioritet afatgjatë i Kosovës

Kurti: Partneriteti me SHBA-në dhe NATO-n, prioritet afatgjatë i Kosovës

10:45
Shtetasi i huaj shoqërohet në polici, dyshohet se falsifikoi polisën e sigurimit të Kosovës

Shtetasi i huaj shoqërohet në polici, dyshohet se falsifikoi polisën e sigurimit të Kosovës

09:10

Më shumë nga Lajme

  • 14:46Dyshohet se e sulmoi fizikisht ish-futbollisten, reagon Liridon Leci
  • 14:45Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim, fokusi në siguri dhe teknologji
  • 14:42E konfirmon policia: Është gjetur vetura e të dyshuarit për vrasjen e djalit në Pogragjë, 53-vjeçari ende në arrati
  • 14:42Kosova nënshkruan marrëveshje prej 41 milionë eurosh për pajisje mjekësore dhe infrastrukturë shëndetësore
  • 14:30Raporti i Policisë: Liridon Leci dyshohet se kapi për fyti dhe goditi në fytyrë Edonisa Aliun