Deputetja Janina Ymeri ka kritikuar menaxhimin e krizës energjetike, duke thënë se ndërprerjet e rrymës po prekin edhe zonat industriale.
Ajo ka kundërshtuar gjithashtu uljen e tensionit elektrik, që sipas saj, pamundëson punën e fabrikave.
“Masat e miratuara nuk kanë efekt”, ka deklaruar Ymeri.

Ajo e ka cilësuar qasjen e furnizimit me energji si arkaike, pavarësisht se Kosova ndodhet në vitin 2026.
“Kriza energjetike nuk po menaxhohet, por po shuhet, heshtet”, ka shkruar ajo.
Ymeri ka ngritur edhe shqetësime për kompanitë e përfshira në importin e energjisë, duke përmendur tregtarë nga Greqia dhe Shqipëria.