Analisti Visar Ymeri ka deklaruar se tendenca për ta vënë nën kontroll Këshillin Prokurorial të Kosovës është shfaqur shumë kohë më parë, përmes iniciativave që, sipas tij, janë paraqitur si reforma në sistemin e drejtësisë.
Në emisionin “VV Show”, Ymeri tha se këto reforma kanë pasur dy qëllime kryesore.
“Tendenca për me kap Këshillin Prokurorial është shprehë shumë ma moti para se me ndodh, në kuptimin e të gjitha ideve në ciklin që e quajshin reformim të sistemit të drejtësisë. Ne e kemi pa që i kanë dy qëllime kryesore. E para është kapja përmes shpërfilljes totale edhe të të drejtave kryesore bazike të njeriut, siç është parë te Byroja dhe te procesi i vetingut”, tha Ymeri.
