Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ymeri thotë se president me mbiemrin Jashari nuk do të ketë, “kjo është punë e kryer”

GD
Gazeta Demos25 shkurt 2026 në 22:14
Ymeri thotë se president me mbiemrin Jashari nuk do të ketë, “kjo është punë e kryer”

Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se rreziku për zgjedhje të parakohshme ekziston pavarësisht nëse në garë për presidente është apo jo Vjosa Osmani.

Në Debat Plus, Ymeri tha se çështja e zgjedhjeve ka mundur të shtrohej edhe në vitin 2021, por sipas tij, atëherë nuk është bërë një gjë e tillë.

“Kjo çështja e zgjedhjeve ka mundur të shtrohej edhe në 2021 por nuk është shtruar. Kjo çështje me apo pa Vjosa Osmanin në lojë, rreziku për zgjedhje ekziston”, u shpreh ai.

Duke folur për mundësinë e një kandidature nga familja Jashari, Ymeri tha se Murat Jashari e ka përjashtuar një gjë të tillë.

“Murat Jashari e përjashtoi mundësinë për me fol për këtë punë, ai foli si familje”, ka shtuar ai.Sipas tij, president me mbiemrin Jashari nuk do të ketë, kjo është punë e kryer.

Sipas tij, nëse në ditët në vijim nuk arrihet një emër konsensual për president, vendi sërish rrezikon të shkojë në zgjedhje.“Nëse nuk kemi emër konsensual ditëve në vijim, prapë rrezikojmë me shku në zgjedhje. Ky arsyetimi ‘nuk po e qesim Vjosa Osmanin se rrezikojmë me shku në zgjedhje’ për mendimin tim është i paqëndrueshëm. Por a ka arsye të qëndrueshme pse Kurti nuk po e do Vjosa Osmanin, sigurisht që ka, por këto arsye duhet të bëhen publike”, ka deklaruar Ymeri.

Visar Ymeri

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës
  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media