Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin te dera e shtëpisë

GD
Gazeta Demos13 shtator 2026 në 17:08
Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin te dera e shtëpisë

56-vjeçari Ardian Muka, i cili ishte emigrant në Greqi, provoi të bëhej gjobëvënë, mirëpo u ‘tradhtua’ në letrën kërcënuese përmes të cilës kërkoi 300 mijë euro, nga dialekti se si kishte renditur kushtet ndaj kushëririt të tij, që ndërkohë ka biznes në Itali.

Mbasi kanë studiuar letrën e gjobëvënies, agjentët e Komisariatit numër 7 në Tiranë u bindën se bëhej fjalë për një banor të zonës së Gërdecit, mes të tjerash sepse ai njihte shumë mirë detaje nga jeta në këtë fshat.

“300 mijë eurot lidhini në një qese dhe vendosi tek depozita e gazit mbas shtëpisë, pastaj do ju shkruaj unë se ku do t’i vendosni sërish”, urdhëronte i dyshuari Muka, në letrën e mbyllur në zarf ku kishte lënë si shenjë paralajmëruese edhe një plumb.

Tashmë i arrestuar për akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes dhe mbajtjes së municioneve, Muka pranoi se ishte ai kanosësi, i cili, kishte lënë të njëjtën letër gjobëvënëse në derën e kushërinjve të tij edhe verën e vitit të kaluar.

Por, të afërmit e tij kishin vendosur ta kalonin në heshtje episodin e parë dhe kanë pritur me ankth se çfarë do të ndodhte me ta, megjithëse rezulton se të gjobiturit jetonin në Itali dhe zotërojnë një biznes ndërtimi.

Në dijeni të plotë edhe të disa konflikteve të tjera ekonomike, 56-vjeçari dyshohet se shfrytëzoi sërish pushimet verore në vendin e tij dhe përpiloi letrën që, për të fshehur gjurmët, e shkroi me gërma kapitale.

Mes shumë gabimeve gramatikore, i dyshuari la shenja për agjentët e Komisariatit të Vorës që, teksa kërkonin autorin, ndërkohë ishin të alarmuar nga një kërcënim tjetër i tij./TCh

56-vjeçaridetajekushëririt

Më shumë nga Lajme

  • 17:53Kurti flet pas formimit të Qeverisë: E ftoj PDK-në që të vijë të punojmë së bashku
  • 17:26Më në fund fiken zjarret në Shqipëri, 10 vatra në 24 orë, por asnjë aktive
  • 17:26Indonezi: Gjashtë të vdekur dhe 140 të zhdukur nga fundosja e një trageti
  • 17:25Lladrovci: Jo të gjithë që marrin vota janë për politikë
  • 16:56PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese