Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zbulohen detajet e para nga mbledhja e LDK-së që po vazhdon, a po diskutohet dorëheqja e Abdixhikut?

GD
Gazeta Demos13 janar 2026 në 19:35
Zbulohen detajet e para nga mbledhja e LDK-së që po vazhdon, a po diskutohet dorëheqja e Abdixhikut?

Janë bërë më shumë se 5 orë prej kur ka nisur mbledhja e parë e kryesisë së Lidhjes Demokratik të Kosovës, pas debaklit që kjo parti pësoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ky rezultat sot e bëri bashkë kryesinë e partisë për një takim “konsultative”, por u raportua se mund të diskutohet edhe fati politik i kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.

Burimet e Periskopit kanë bërë të ditur se kryesia e partisë ka vendosur se çështjen e dorëheqjes së kryetarit aktual të LDK’së, Lumir Abdixhikut, të vendoset në Kuvendin e partisë.

Para se të hyjnë në mbledhje, para mediave janë deklaruar një pjesë e anëtarëve të kryesisë, të cilët hezituan të jepnin detaje:

Sekretari i LDK-së, Imri Ahmeti tha se takimi i sotëm ka të bëjë me çështjet e brendshme të partisë.

Ai nuk dha qëndrim nëse e përkrah ose jo dorëheqjen e Abdixhikut.

“Ne kemi takim për çështjet tona të brendshme. Sa i përket dorëheqjes së Abdixhikut, kryesia është kompetente për këtë çështje, është kuvendi, këshilli i përgjithshëm..”, tha shkurt ai para mediave.

Në anën tjetër anëtari i LDK-së, Anton Çuni u pyet nëse është për shkarkimin e Abdixhikut, Çuni tha: Të gjitha do t’i diskutojmë, çdo gjë do ta bëjmë publike pas takimi”.

Ndërsa Hykmete Bajrami theksoi se takimi është konsultativ.

“Është takim konsultativ. Fillon në ora 14:00. Aty do i shpreh qëndrimet e mia, më pas do i bëj publike”, tha shkurt Bajrami para gazetarëve.

Ndërkohë dje u raportua se në rast se largohet Abdixhiku, kandidatë potencial për të parin e LDK janë: Hykmete Bajrami, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti dhe Arben Gashi.

Më shumë nga Lajme

  • 13:06Caktohen gjyqtarët që do ta kenë në dorë rastin e krerëve të UÇK-së në Apel
  • 13:04Pas Skenderajt, edhe Komuna e Malishevës miraton Deklaratën kundër Speciales
  • 12:45Miratimi i buxhetit të Prishtinës për 2027, Rama: Vetëvendosje votoi kundër
  • 12:36Ymeri: Fatkeqësia jonë është sistemi, jo vetëm individi
  • 12:33Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2027