Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zbulohen mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në Jarinjë

GD
Gazeta Demos4 korrik 2026 në 16:30
Zbulohen mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në Jarinjë

Dogana e Kosovës ka zbuluar mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në Jarinjë.Bëhet e ditur se ato u zbuluan gjatë kontrolleve të rregullta në Pikën e Kalimit Kufitar Jarinjë, ku zyrtarë doganorë ndaluan për kontroll një autobus të linjës së rregullt ndërkombëtare.

“Gjatë kontrollit të bagazheve të pasagjerëve është identifikuar një valixhe që përmbante një sasi të konsiderueshme barnash dhe produktesh farmaceutike, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore dhe nuk shoqëroheshin me dokumentacionin përkatës”.

Sipas Doganës, nga kontrolli janë evidentuar gjithsej 7,168 produkte farmaceutike, prej të cilave 7,100 ishin në formë kapsulash, ndërsa 68 produkte ishin në forma të tjera farmaceutike, përfshirë shurupe, sprej dhe xhel”.

“Meqenëse asnjëri nga pasagjerët nuk e ka pranuar pronësinë mbi bagazhin, në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 08/L-247 – Kodi Doganor dhe i Akcizave, procedura kundërvajtëse është iniciuar ndaj kompanisë transportuese, si subjekt përgjegjës për transportin e mallrave dhe bagazheve në rastet kur nuk identifikohet pronari i tyre. Mallrat e padeklaruara janë ndaluar dhe janë ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale sipas kompetencave të Doganës së Kosovës”, njofton Dogana

Dogana e Kosovës

Më shumë nga Lajme

  • 13:15Aleanca pas pak mban konferencë të jashtëzakonshme për media në Kuvend
  • 12:59IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore
  • 12:46Publikohet fotografia e Fehmi Salit me Daçiqin - spiuni nga Dragashi u arrestua sot në Merdare
  • 12:30E akuzoi për bashkëpunim me të arrestuarin e sotëm për spiunazh, kryetari i Dragashit paralajmëron kallëzim në polici ndaj zyrtarit të VV
  • 12:26Gjendet pa shenja jete drejtori i televizionit Alsat, Lirim Hajredini