Fehmi Hoti, Arben Paçarizi dhe Arbnesh Ajvazi janë tre kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Konkursi për këtë pozitë është hapur pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga drejtimi i Policisë, më 30 tetor të këtij viti, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Pas largimit të tij, Fehmi Hoti është caktuar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm.
Hoti ka përvojë shumëvjeçare në Policinë e Kosovës dhe, para se të merrte detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm, ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse në këtë institucion.
Sipas Reporterit, në garë është edhe Arben Paçarizi, i cili është caktuar drejtor i Departamentit të Inteligjencës dhe Analizës në kuadër të ndryshimeve të fundit në strukturën udhëheqëse të Policisë së Kosovës.
