Policia e Kosovës ka zbuluar disa persona duke luajtur bixhoz në një lokal në rrugën “Kemajl Ataturk” në Mitrovicën e Jugut.
Rasti është evidentuar më 13 tetor, rreth orës 03:50, kur njësitë policore kanë vërejtur personat duke luajtur bixhoz në lokal.
Gjatë kontrollit të një të dyshuari, mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe sekuestruar një thikë.
