Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar

GD
Gazeta Demos6 gusht 2026 në 20:03
Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar

Aleksandar Vuçiç do të presë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të shtunën, ka njoftuar Beogradi zyrtar.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Zelensky në Beograd që kur ka marrë detyrën si President i Ukrainës.

Të dy kanë pasur disa takime në forume dhe samite ndërkombëtare.

Vuçiç deklaroi se takimi me Zelensky, do të trajtojë rrugën evropiane të Ukrainës dhe Serbisë, bashkëpunimin dypalësh ekonomik dhe bashkëpunimin energjetik.

“Presidenti i Ukrainës po vjen në vizitën e tij të parë dypalëshe. Deri më tani kemi pasur pesë ose gjashtë takime, kryesisht në samite dhe konferenca të ndryshme. Kemi disa tema të rëndësishme. Njëra është rruga evropiane e Ukrainës dhe Serbisë, pasi jemi në një situatë të ngjashme dhe po përballemi me probleme të njëjta ose të ngjashme në rrugën tonë evropiane. Besoj se do të diskutojmë se si dhe në çfarë mënyre mund ta ndihmojmë vërtet njëri-tjetrin për këtë çështje, nëse është e mundur, të mësojmë disa gjëra nga njëri-tjetri”, tha Vuçiç.

Siç deklaroi ai, çështja e dytë është bashkëpunimi dypalësh ekonomik, dhe e treta është bashkëpunimi energjetik midis Serbisë dhe Ukrainës. Vuçiç tha se, përveç këtyre çështjeve kyçe, të gjitha temat e tjera janë të hapura. “Pra, në lidhje me bashkëpunimin tonë në fushën e kulturës, sportit, gjithçka tjetër”, shtoi Vuçiq.

Ai tha se Ukraina nuk e njeh Kosovën e pavarur, ka organizuar dy herë samite mes Evropës Juglindore-Ukrainës në territorin e saj “dhe nuk ka ftuar asnjë herë përfaqësues të Prishtinës”.

“Këto janë gjëra që duhet t’i respektojmë”, theksoi Vuçiç.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse vizita e Zelensky-t do të thotë që Serbia do t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, Vuçiç theksoi se Serbia tashmë e ka përcaktuar politikën e saj për sanksionet kundër Rusisë pothuajse pesë vjet më parë dhe se kjo nuk do të ndryshojë deri në njoftim të mëtejshëm. “Lidhur me sanksionet, më lejoni t’ju përgjigjem drejtpërdrejt: Serbia e ka përcaktuar politikën e saj. Volodymyr Zelensky, jam i sigurt se, në përputhje me luftën dhe pikëpamjet e tij, ai do të thotë atë që mendon për sanksionet kundër Federatës Ruse, por Republika e Serbisë i ka shprehur pikëpamjet e saj katër vjet e gjysmë më parë, pothuajse pesë vjet më parë, të cilat nuk i ka ndryshuar në periudhën e mëparshme dhe do të mbeten të tilla deri në njoftim të mëtejshëm”, tha Vuçiq.

zelenskyukrainësshtunën

Të ngjashme

Zelensky: Ukraina po përgatit kundërmasa kundër planeve ruse

Zelensky: Ukraina po përgatit kundërmasa kundër planeve ruse

21:43

Më shumë nga Lajme

  • 08:39PDK zhvillon sot aksion simbolik para Kuvendit
  • 08:29Kosovari i arrestuar nga Serbia nën dyshimet për krime lufte, s’është veteran i UÇK-së
  • 08:12Musliu i reagon kryeshefit të Trainkosit: Nëse nuk kërkon falje brenda 24 orësh, përballja do të vazhdojë në rrugë ligjore
  • 08:09Këto vende mbesin pa rrymë sot
  • 08:06Përditësohen të dhënat, kaq janë pritjet në kufi