Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zelensky tha se s'do ta njohë Kosovën, deputetja ukrainase: S’jam dakord me pozicionin e tij

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 22:53
Zelensky tha se s'do ta njohë Kosovën, deputetja ukrainase: S’jam dakord me pozicionin e tij

Deputetja ukrainase, Kira Rudik, tha se deklarimet e presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi, ku theksonte se Ukraina nuk do ta njihte Kosovën, nuk ishin diskutuar paraprakisht në Parlament.

Në një lidhje për A2cnn, ajo tha se është kundër pozicionit të Zelenskyt në raport me Kosovën.

“Unë nuk bie dakord me pozicionin e presidentit Zelensky. Zakonisht ne jemi si një front i bashkuar jashtë Ukrainës, por në këtë çështje unë mendoj se ne duhet të nderojmë ata njerëz që janë miqtë tanë dhe ata që na mbështesin që nga fillimi. Është një deklaratë që Presidenti Zelensky e ka bërë dhe nuk ishte diskutuar me Parlamentin ukrainas dhe për më tepër ne kemi organizata ndërkombëtare me Parlamentin ukrainas që mbështet Kosovën. Është një organizatë që quhet ‘Kosova e lirë’ dhe mendoj se nuk është vetëm një zë në këtë çështje”.

“Dua ta përdor këtë mundësi me ju që t'i falënderoj të gjithë njerëzit, pavarësisht nga cilat vende vijnë, që mbështesin Ukrainën dhe strehojnë refugjatët tanë dhe bëjnë çka munden për të ditur që Rusia po sjell shkatërrim. Në fund të fundit, nëse Rusia fiton, të gjithë ne humbasim. Prandaj, ne duhet të gjejmë mënyrën se si të ecim përpara në mënyrë më konstruktive të mundshme dhe të gjejmë një zgjidhje se si të sigurojmë që demokracia të fitojë kudo që ne shkojmë”, tha Rudik.

Sipas saj, Rusia ka në plan të sulmojë NATO-n në vitin 2030.

“Fatkeqësisht, vendet baltike janë më të vogla dhe kanë ushtri më të vogla dhe Putini me të vërtetë do që t'i tregojë botës dhe t'i tregojë të gjithë partnerëve të tij që NATO është e paaftë. Prandaj nuk besoj në sulmin në shkallë të plotë ndaj NATO-s, por mendoj se Rusia do të përpiqet të provokojë dhe të shikojë mundësinë se cili do të jetë reagimi i NATOS-s nëse ata sulmojnë një nga shtetet e NATO-s”, theksoi deputetja ukrainase

zelenskykosovëndeputetja

Më shumë nga Lajme

  • 23:48Gazetari Blendi Fevziu tregon cila është gjendja shëndetësore e të riut që u goditë brutalisht nga Policia
  • 23:16Ambasada amerikane thirrje për protestë paqësore në Shqipëri: Dhuna s’ka vend në angazhimin qytetar
  • 23:13Raportimet se protestuesit e hodhën në Lanë, deputeti i PD: Pati një incident, skemë e partisë në pushtet
  • 22:41“Hajde të pyes në vesh o burrë”, pamje: Fadil Geci takohet rastësisht me Sami Lushtakun, çka i tha në vesh?
  • 22:18Zëdhënësi i Aleancës i reagon Pecit: Je përfaqësues i denjë i mazhorancës një shpi budallë, jeni hajna e antikombëtarë