Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zemaj e konfirmon se ka goditur një qytetar, thotë se e bëri në afekt: Shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike

GD
Gazeta Demos24 tetor 2025 në 16:26
Zemaj e konfirmon se ka goditur një qytetar, thotë se e bëri në afekt: Shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka njoftuar për një situatë që i ka ndodhur gjatë ditës së sotme, shkruan GazetaDemos.

Teksa ai ishte duke u prononcuar për një media, një qytetar e ka ofenduar dhe provokuar verbalisht, ku më pas Zemaj ka reaguar duke e grushtuar.

“Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkruan ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike.

Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është te mos reagoj me emocione.

Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin.

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …
  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:49Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë