Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zgjedhja e presidentit, Orav: Çështje e Kosovës, nuk ndërhyjmë

GD
Gazeta Demos21 mars 2026 në 17:01
Zgjedhja e presidentit, Orav: Çështje e Kosovës, nuk ndërhyjmë

Bashkësia ndërkombëtare nuk do të ndërhyjë në zgjedhjen e presidentit në Kosovë, thotë shefi në largim i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Aivo Orav.

Ai thekson se zgjedhja e presidentit apo presidentes është zgjidhje e Kosovës dhe e përfaqësuesve të popullit. Sipas tij, Kosova tashmë është e pjekur dhe nuk ka qasje askush prej aleatëve t’i tregojë se si apo kush të zgjidhet president.

“Zgjedhja e presidentit apo presidentes suaj është zgjedhje juaj. Sigurisht, e parlamentarëve tuaj, të cilët sipas Kushtetutës duhet të votojnë dhe të propozojnë kandidat. Nëse askush nuk propozon kandidat, për ne si vëzhgues ndërkombëtarë nuk di çfarë të them. Nuk di cilat janë pritjet nga ne në këtë rast. Por mendoj se Kosova është mjaft e pjekur. Ne nuk kemi qasje që t’ju tregojmë se si të zgjidhni presidentin apo kënd ta zgjidhni”, deklaron ai.

Orav, në një bashkëbisedim me gazetarë para se të largohet nga detyra e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, foli edhe për kritikat që deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, i bëjnë korit diplomatik për të mos e vizituar dhe për të bërë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Ai deklaroi se vizita e tij në Kushtetuese nuk nënkupton interferim në çfarëdo vendimmarrjeje të kësaj gjykate.

Gjykata Kushtetuese është në prag të vendimmarrjes për dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

“Po, kur kam ardhur këtu, kam zhvilluar një vizitë kortuazie tek të gjitha institucionet shtetërore në Kosovë. Nuk e kam vizituar Gjykatën më pas. Por duke marrë parasysh se Kosova dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, puna ime si udhëheqës i zyrës së BE-së këtu nuk ka vetëm të drejtë të vizitoj të gjithë në këtë vend, por e kam edhe obligim që ta bëj këtë gjë. Sepse kemi një marrëveshje. Ju doni të bëheni pjesë e jonë, ne ju duam që ju të jeni pjesë e jonë. Pra duhet të dimë çdo gjë që po ndodh në këtë vend, sigurisht duke përdorur mënyrat ligjore… Është detyrim i yni të vizitojmë dhe të flasim me të gjithë. Sigurisht, ne nuk japim këshilla për veprimet, aktakuzat apo gjykimet. Absolutisht jo. Nuk jemi ne dikush që punon pas skenave për të ndikuar në Gjykatën Kushtetuese. Çfarëdo vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese, i takon asaj dhe ne si Bashkim Evropian jemi të kënaqur me atë vendim”, shton Orav.

Ai e quan vitin e kaluar si një vit të humbur për Kosovën për shkak të krizës politike, derisa shpreson që kriza për zgjedhjen e presidentit në 2026 të mos përsëritet.

BE

Më shumë nga Lajme

  • 10:09Ramadani: VV e ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit – investimet e huaja janë harruar
  • 10:01Trungu i pemës çau veturën pas përplasjes, dy të rinj i shpëtojnë mrekullisht aksidentit
  • 09:35Kjo është letra me të cilën PDK i bën thirrje Deharit ta caktojë vazhdimin e seancës sot në ora 11:00
  • 09:16Paqëndrueshmëria politike kërcënon investimet dhe projektet e mëdha në Kosovë
  • 09:04Ky është çmimi i naftës për sot