Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Nis afati për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2025 në 10:22
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Nis afati për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se ka nisur periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Gjatë kësaj periudhe 11-ditore, nga 26 nëntor deri më 6 dhjetor 2025, qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe, nëse dëshirojnë, ta ndërrojnë atë brenda komunës së tyre, duke e caktuar sa më afër vendbanimit:

1.Përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose

2.Duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku janë të regjistruar si votues.

KQZ sqaron se ndërrimi i Qendrës së Votimit nga një komunë në komunën tjetër nuk mundësohet drejtpërdrejtë nga Komisioni, pasi kjo lidhet me deklarimin zyrtar të adresës së vendbanimit nga qytetarët/votuesit.

Përmes KQZ-së, votuesi mund të ndryshojë Qendrën e Votimit vetëm brenda komunës së vet. Ndërsa për të kaluar nga një Qendër Votimi në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën zyrtare të vendbanimit në Zyrën e Gjendjes Civile ose përmes platformës E-Kosova .

Ndryshimet e bëra gjatë periudhës 26 nëntor – 6 dhjetor 2025 do të reflektohen në platformën elektronike të KQZ-së pas përfundimit të saj: https://qv.kqz-ks.org .

KQZZgjedhjet

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona