Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Kurti komenton rezultatin e LDK-së

GD
Gazeta Demos4 janar 2026 në 16:25
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Kurti komenton rezultatin e LDK-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar performancën e dobët të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke thënë se udhëheqja e kësaj partie u perceptua nga qytetarët si bllokuese e bashkëpunimeve politike.

Në një intervistë për KosovaPress, Kurti ka vlerësuar se refuzimi për komunikim dhe bashkëpunim pas 9 shkurtit nuk ka qenë qasje racionale, sidomos në rrethanat kur në skenën politike kishte një subjekt të tretë dhe dallimet me subjektin e parë dhe të dytë ishin të theksuara.

Ai ka shtuar se, sipas tij, në atë situatë politike nuk ka pasur alternativë tjetër të qartë për të ecur përpara, çka – siç është shprehur – mund të ketë ndikuar në zhvendosjen e një pjese të elektoratit të LDK-së.

“Përshtypja ime është që, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, udhëheqja e LDK-së u pa nga qytetarët e Republikës si bllokuese e çfarëdo bashkëpunimi. Në kushtet kur del subjekti i tretë, dhe me një dallim të madh prej të parit e jo të vogël edhe prej të dytit, të mos dëshirosh as të komunikosh, as të takohesh, as të bashkëpunosh, nuk mendoj që ka qenë racionale. Në anën tjetër, nuk ka pasur asnjë lloj alternative se si të ecet përpara. Në këtë kuptim, ka mundësi që një numër i konsiderueshëm i votuesve të LDK-së që kanë dashur ta shohin koalicionin me Vetëvendosjen në legjislaturën e kaluar, janë larguar prej mbështetjes së LDK-së”, tha Kurti

LDKVV

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Parashikimi i motit për ditën e nesërme
  • 23:20“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Lipjan
  • 22:51“Kurti me vetëdije po i bën komplot institucioneve”, Dardan Krasniqi tregon pse Aleanca nuk shkoi në Kuvend
  • 22:48Përplasje Syla – Hoxha: Pse s’po e gjuni Nagavcin me bojë – nuk e bëj angazhimin tim me të bind
  • 22:47Daka: Nuk jam e çuditur, Kosova prej dy vitesh në kaos politik, ligjor e kushtetues