Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) po kryeson në një sërë komunash të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet lokale, sipas përditësimeve më të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).
Të dhënat nga qendrat e numërimit tregojnë epërsi të qartë të kandidatëve të AKI-së në komuna si Lipkovë, Vrapçisht dhe Pllasnicë, një avantazh të gjerë në Gostivar, si dhe një garë tepër të ngushtë në Zhelinë. Në Butel, AKI kryeson ndërkohë që numërimi ende vazhdon.
Ku po udhëheq AKI? Vrapçisht – Isen Shabani Kryeson bindshëm me 87,91%, përballë 6,91% të kandidatit të VLEN-it.
Lipkovë – Erkan Arifi Në epërsi të fortë me 68,53%, përballë 29,66% të kandidatit të VLEN-it.
Pllasnicë – Alija Jaoski Me 66,11%, Jaoski prin me avantazh të qartë kundrejt kundërshtarit nga Partia Demokratike e Turqve që ka 32,21%. Rezultati është pothuajse i konsoliduar.
