Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zgjedhjet në Serbi nisin me tensione- Rreth 30 persona sulmojnë anëtarët e këshillave zgjedhorë

GD
Gazeta Demos25 tetor 2026 në 10:30
Zgjedhjet në Serbi nisin me tensione- Rreth 30 persona sulmojnë anëtarët e këshillave zgjedhorë

Në qendrat e votimit 22, 25, 27 dhe 32 në Dolevac të Serbisë kanë ndodhur përleshje fizike, sipas Grupit Joformal të Studentëve nga Nishi.

Ata paralajmëruan se këto incidente kanë cenuar sigurinë e anëtarëve të këshillave zgjedhorë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Dragana Milutinoviq, avokate dhe anëtare e Asamblesë së qytetit të Nishit, deklaroi se rreth 30 persona i kanë sulmuar fizikisht dhe verbalisht anëtarët e këshillit zgjedhor, gjë që e shtyu atë të kontaktonte policinë.

Sipas saj, efektivët e policisë mbërritën në qendrën e votimit, por nuk hynë brenda ambienteve.

“Policia mbërriti në qendrën e votimit, por nuk hyri brenda. Ata pretenduan se nuk mund të hynin, pasi nuk ishin thirrur nga anëtarët e këshillit zgjedhor”, deklaroi Milutinoviq.

Studentët konfirmuan se policia ishte kontaktuar dhe ndodhej jashtë qendrave të votimit. Sipas tyre, policia nuk kishte ndërhyrë ende, me shpjegimin se nuk ishte bërë asnjë kërkesë nga kryetari i këshillit zgjedhor.

Sipas Grupit Joformal të Studentëve nga Nishi, në vendngjarje ndodhen avokatë, të cilët kërkojnë veprim të menjëhershëm nga ana e policisë.

“Kërkojmë që autoritetet kompetente të marrin pa vonesë të gjitha masat e nevojshme brenda juridiksionit të tyre, të garantojnë sigurinë e anëtarëve të këshillave zgjedhorë dhe të qytetarëve, si dhe të mundësojnë ushtrimin e papenguar të së drejtës së votës”, deklaruan studentët.

Ata shtuan se presin që autoritetet të ndërmarrin veprime për të vendosur rendin dhe për të mbrojtur të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor.

anëtarëtkëshillavezgjedhorë

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Rasti i gruas në Pejë, reagon Kuçi: Lindën shteti e la vetëm, si shumë gra të tjera…
  • 23:40“Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
  • 23:35Pas zgjedhjeve në Serbi, reagon Albin Kurti
  • 23:32Pak pasi policia ia arrestoi burrin, kunati kreu veprën - Policia jep detaje për rastin
  • 23:13Vrasja në Vitomericë të Pejës, deklarohen nga Prokuroria