Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zhvillime në BeH, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

GD
Gazeta Demos18 gusht 2025 në 13:22
Zhvillime në BeH, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

Radovan Vishkoviç, kryeministër i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dha dorëheqje nga posti i tij sot.

Ai është anëtar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, të udhëhequr nga Millorad Dodik.

Vishkoviç ishte në krye të Qeverisë së Republikës Sërpska që nga viti 2018, ndërsa mandatin e tij opozita shpesh e ka kritikuar për mënyrën e menaxhimit të resurseve të entitetit, për dhe qasjen ndaj institucioneve të Bosnje e Hercegovinës.

Që nga korriku i vitit 2023, Vishkoviç gjendet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të kërcënimeve ndaj Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, dhe cenimit të sovranitetit të Bosnje e Hercegovinës.

Siç pati bërë të ditur atëherë Departamenti amerikan i Thesarit, Vishkoviq është një nga udhëheqësit në RS, i cili mban përgjegjësi “për nxitjen e miratimit të ligjeve në Kuvendin Popullor të Republikës Sërpska, me të cilat vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës shpallen të pazbatueshme në RS, duke penguar dhe rrezikuar kështu zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit”.

Këto sanksione përfshijnë ndalimin e hyrjes në SHBA dhe ngrirjen e pasurisë që gjendet nën juridiksionin e tyre.

Vishkoviç është gjithashtu një nga të dyshuarit në hetimin e Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues.

Për të njëjtën vepër akuzohen edhe Dodik, president i Republikës Sërpska, si dhe Nenad Stevandiç, kryetar i parlamentit të entitetit.

Më shumë nga Lajme

  • 10:49Dënimi i çlirimtarëve, Haradinaj: Kuvendi t’i bashkohet zërit të shqiptarëve
  • 10:44Nisma e PDK’së për Gjykatën Speciale, deklarohet Fatos Geci
  • 10:42Hamza: Nëse kalon Projektligji për Specialen, jemi të hapur të diskutojmë edhe për temat tjera
  • 10:41Musliu-Shoshi kërkon unitet në seancën e sotme: Uniteti ynë sot e mbron Kosovën
  • 10:38Peticioni nga Ferizaj mbërrin në Kuvendin e Kosovës, kërkohet largimi i emrit “Uroshevac”