Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zhvillimet e sotme në Kuvend, reagon Kusari-Lila

GD
Gazeta Demos12 gusht 2026 në 18:55
Zhvillimet e sotme në Kuvend, reagon Kusari-Lila

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas përplasjeve dhe tensioneve të krijuara sot në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se pamjet e krijuara në sallën e Kuvendit nuk janë ato që meritojnë të shohin qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët në diasporë.

Kusari-Lila i ka cilësuar si të papranueshme përplasjet, fyerjet dhe çdo formë të sjelljes së dhunshme, pavarësisht dallimeve politike.

“Sot, Kuvendi i Kosovës nuk përcolli imazhin që qytetarët tanë, e aq më pak bashkatdhetarët tanë në diasporë, meritojnë të shohin. Përplasjet, fyerjet dhe çdo formë e sjelljes së dhunshme në sallën e Kuvendit janë të papranueshme dhe të paarsyetueshme, pavarësisht dallimeve politike”, ka shkruar ajo në Facebook

Sipas saj, presioni dhe sulmet verbale apo fizike për thirrjen e seancës janë kundërproduktive dhe dëmtojnë imazhin e institucionit.

Ajo u ka bërë thirrje liderëve të partive politike që t’i udhëzojnë deputetët e tyre të përmbahen nga veprimet që cenojnë dinjitetin e Kuvendit dhe integritetin e deputetëve.

“Prandaj, u bëj thirrje liderëve të partive politike që t’u kërkojnë deputetëve të tyre të përmbahen nga çdo veprim i dhunshëm apo sjellje që cenon dinjitetin e Kuvendit dhe integritetin personal të kolegëve deputetë. Askush nuk duhet të ndihet i autorizuar ta kalojë këtë vijë. Për ta nxjerrë Kosovën nga ky cikël i pafund i përplasjeve, liderët politikë duhet të ulen në një tryezë të përbashkët dhe të gjejnë rrugën për tejkalimin e ngërçit politik. Kjo kërkon vullnet politik, përgjegjësi dhe gatishmëri për të bërë kompromiset e nevojshme në interes të vendit”.

kusari-lilakuvenditpolitike

Të ngjashme

Tasholli para protestuesve: Jemi mbledhur për UÇK-në – liria nuk ka parti politike

Tasholli para protestuesve: Jemi mbledhur për UÇK-në – liria nuk ka parti politike

16:35

Më shumë nga Lajme

  • 20:50Hoti për shkarkimin e Isufajt: Qeveria Kurti nuk po kërkon drejtësi të pavarur, por drejtësi që i përshtatet pushtetit
  • 20:25Shkarkimi i Isufajt, Haziri: Luftëtari më i madh i korrupsionit sot u ndal, Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet
  • 20:21Protesta te MD-ja, Çlirim Haziri: Donikë, procedo ligjin, në tavolinë e ki dinjitetin e kombit e dinjitetin tonë
  • 19:52LIVE| Mbërrijnë protestuesit, "BLINDOHET" Ministria e Drejtësisë: VOTOJENI LIGJIN
  • 19:44PAMJE DREKTE| "Votone ligjin - MARRE", protestuesit nisen te ministria e Donika Gërvallës