Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zhvillimet në kufirin Kosovë – Serbi, KFOR: “Po kryhen hetime, të mos ketë veprime që rrisin tensione”

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2025 në 21:50
Zhvillimet në kufirin Kosovë – Serbi, KFOR: “Po kryhen hetime, të mos ketë veprime që rrisin tensione”

Misioni Paqembajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, në një përgjigje me shkrim për Nacionale është deklaruar rreth disa zhvillimeve në kufirin Kosovë – Serbi, përçka Beogradi zyrtar me maçineri të tabloideve, portaleve dhe teevizioneve me frekuencë kombëtare e ka paraqitur për “sulm të armatosur shqiptar ndaj një baze ushtarake serbe” dhe e ka shpërndarë masivisht. Policia e Kosovës e ka demantuar menjëherë për dezinformatë ndërsa tregoi i vetmi rast i shënuar është arrestimi i katër personave gjuetarë, shtetas të Serbisë, të cilët ilegalisht kishin hyrë në territor të Kosovës. KFOR-i tha se po monitoron situtatën nga afër dhe “nuk pati rol në arrestime” ndërsa citoi hetimin që janë duke kryer autoritetet e Kosovës. Për këtë hetim, KFOR-i na tha se “është e rëndësishme që të ec para” dhe që, në ndërkohë, “të mos merren veprime dhe të mos bëhen deklarata që mund të çojnë në rritje të tensioneve të panevojshme”

“KFOR-i po e monitoron situatën nga afër. Misioni ynë nuk ka mandat për zbatimin e ligjit dhe nuk kishte asnjë rol në arrestime. Policia e Kosovës dhe institucionet në Kosovë kanë nisur një hetim për çështjen. Prandaj, ju referojmë atyre për çdo koment. Është e rëndësishme që ky hetim të ecë përpara dhe të mos ndërmerren veprime dhe të mos bëhen deklarata që mund të çojnë në ndonjë rritje të panevojshme të tensioneve. Kjo është çelësi për të mbrojtur sigurinë në të gjithë Kosovën dhe stabilitetin rajonal. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të gjatë të OKB-së, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, tha KFOR për Nacionale.

Policia e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet e disa mediave serbe, sipas të cilave një “grup i armatosur shqiptarësh ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës ‘Debela Glava’”. Në një njoftim zyrtar të publikuar të hënën, institucioni i sigurisë i cilësoi këto raportime si “dezinformata, të pabazuara dhe që nuk korrespondojnë me asnjë informacion zyrtar apo ngjarje të verifikuar”.

Sipas Policisë së Republikës së Kosovës, të gjitha të dhënat operative dhe raportimet nga njësitë policore në terren tregojnë se “nuk është regjistruar asnjë incident i karakterit të pretenduar”. Policia e Kosovës tha se publikimi i lajmeve të pasakta “kontribuon në krijimin e perceptimeve të rreme dhe rritjen e tensioneve të panevojshme në zonat kufitare.”

Policia njoftoi se situata përgjatë vijës kufitare ka qenë e qetë dhe “plotësisht nën kontroll të autoriteteve”. Megjithatë, gjatë operacioneve rutinë, njësitë policore kanë arrestuar katër shtetas serbë të dyshuar për “kallim ilegal të vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje”. Të dyshuarit, të identifikuar si gjuetarë që kishin hyrë nga territori i Serbisë në Kosovë, janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente të drejtësisë, ndërsa armët dhe municioni u konfiskuan.

Policia u bëri thirrje mediave që të mbështeten në burime të verifikuara dhe të shmangin publikimin e informacionit të pakonfirmuar, duke theksuar se lajme të tilla mund të ndikojnë negativisht në rendin dhe sigurinë publike.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme, zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

KFOR

Më shumë nga Lajme

  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media
  • 22:24100 mijë euro të padeklaruara, Policia dhe Dogana i zbulojnë në Dheu të Bardhë