Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zhvillimet në LDK, Haxhiu: Është lajm i mirë që mund t’i vazhdojmë takimet dhe të arrihet një marrëveshje për Presidentin

GD
Gazeta Demos31 korrik 2026 në 11:55
Zhvillimet në LDK, Haxhiu: Është lajm i mirë që mund t’i vazhdojmë takimet dhe të arrihet një marrëveshje për Presidentin

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes që pati me përfaqësues të partive politike tha se ajo shkoi “mirë e mbarë” dhe se u dakorduan për çështjet procedurale për seancën konstituive të 6 gushtit.

Ajo njoftoi se në këtë seancë synohet të zgjidhet kryetari apo kryetarja e Parlamentit dhe nënkryetarët .

E pyetur më pas nga gazetarët nëse, duke i pasë numrat Lëvizja Vetëvendosje për Kuvend e Qeveri, a do të thirret menjëherë seancë e re për këtë, si dhe për zgjedhjen e Presidentit.

“A pritet marrëveshje, me LDK-në të paktën?”, u pyet Haxhiu.

Për seancë të re s’u përgjigj, por ngjarjen e djeshme në LDK e konsideroi lajm të mirë.

“Është lajm i mirë që kemi pasë mbledhje të LDK-së dje. Pra, është lajm i mirë që tash mund të vazhdojnë takimet sepse ato ishin të pezulluara deri në sqarim të situatës. S’është në mandatin tim të flas për këtë çështje, por është shumë e rëndësishme që takimet të vazhdojnë, pra të thirren dhe të mbahen. Të ketë përpjekje maksimale dhe seriozitet dhe që të arrihet një marrëveshje që të zgjidhet Presidenti”.

Haxhiu tha se partia e saj ende s’e ka caktuar se kush do të propozohet për të parin e Kuvendit.

“Kush do të jetë kryetari/ja i Kuvendit ende s’është caktuar. Në prag të 6 gushtit do të dihet se kush do të jetë propozimi i Vetëvendosjes. Pozitat s’i kemi me tapi dhe s’i kemi të përhershme. I takon Vetëvendosjes dhe shumë shpejt do ta bëjnë të ditur”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Këto zona mbesin pa rrymë të premten, KEDS publikon orarin
  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:55“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës