Delegatët e LDK-së, të cilët janë të pakënaqur me udhëheqjen aktuale të partisë, sot kanë ndërmarr hapin e parë. Ata sot kanë dorëzuar në zyrën qendrore të partisë nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, i cili ka për synim shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit.

Rreth këtyre zhvillimeve ka raguar, Avdullah Hoti, i cili thumboi Abdixhikun, duke thënë se forca e partisë qëndron te anëtarësia e saj dhe jo te abicjet e individëve në parti.

“Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve – Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj”, ka shkruar ai.