Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zhvillohen gërmime në Pejë e Prizren, gjenden dhe zhvarrosen mbetje mortore

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2025 në 19:47
Zhvillohen gërmime në Pejë e Prizren, gjenden dhe zhvarrosen mbetje mortore

Në dy lokacione janë zhvilluar gërmime, një në regjionin e Pejës dhe një në regjionin e Prizrenit, ku janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka thënë se këto mbetje mortore potencialisht mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë dhe personave që ende figurojnë në listën e të zhdukurve.

“Proceset e verifikimit dhe ekzaminimit mjekoligjorë do të vazhdojnë në përputhje me procedurat ligjore dhe profesionale, me qëllim të përcaktimit të identitetit të mundshëm të viktimave dhe ndriçimit të fatit të tyre”, thuhet në njoftim.

KQPZh thekson se pas konfirmimit dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së, familjarët do të njoftohen zyrtarisht nga ata, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.

Gërmimet janë bërë nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh), në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë për Krime Lufte (DHKL) dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në bashkëpunim me familjarët e personave të zhdukur dhe qytetarët

Peja

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës
  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media