Një sipërfaqe hamullore është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në fshatin Topojë, në Bashkinë Fier.
Të favorizuara nga era, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një shtëpi të pabanuar pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur në kohë neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit drejt shtëpisë.
Ndërkohë, situata ka shkaktuar panik te banorët e zonës, të cilët i janë bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre./A2Cnn