Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të mbledhë këtë të hënë kabinetin e krizës, ndërsa zjarret masive po i afrohen qytetit jugperëndimor të Bordosë.
Një valë e re e të nxehtit pritet të vështirësojë edhe më tej përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët, të cilat ndodhen rreth 15 kilometra larg qytetit. Kryetari i Bashkisë së Bordosë, Thomas Cazenave, deklaroi se aktualisht nuk ka plane për evakuimin e rreth 850 mijë banorëve të qytetit, raporton BBC .
Gjatë javës së fundit, zjarret kanë përfshirë disa vende të Evropës, veçanërisht Francën dhe Spanjën. Sipas autoriteteve, më shumë se 330 mijë persona janë evakuuar në të dyja shtetet për shkak të përhapjes së flakëve.
