Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zjarret në Shqipëri: 24 vatra të regjistruara, katër shtëpi digjen në Pukë

GD
Gazeta Demos21 gusht 2026 në 19:11
Zjarret në Shqipëri: 24 vatra të regjistruara, katër shtëpi digjen në Pukë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar për situatën e zjarreve në vend, ku deri në orën 17:00 të 21 gushtit janë regjistruar 24 vatra zjarri.

Sipas ministrisë, tetë vatra janë aktive, katër janë nën mbikëqyrje dhe një nën kontroll.

Situata më kritike paraqitet në Gojan të Madh të Pukës, ku zjarri është afruar pranë banesave. Deri tani janë djegur katër shtëpi të pabanuara, ndërsa një banesë e banuar që ishte rrezikuar është shpëtuar.

Në zonën Gojan–Gjegjan–Tërbun janë angazhuar 255 forca dhe 11 mjete zjarrfikëse, ndërsa operacioni po mbështetet edhe nga helikopterët e Forcave të Armatosura.

Situatë problematike raportohet edhe në Shtanë të Mirditës, ku për shkak të përhapjes së flakëve dhe rrezikut për banesat, Policia e Shtetit ka evakuuar banorët e rrezikuar. Në zonë është vendosur edhe një ambulancë.

Zjarret vijojnë të jenë aktive edhe në Dukat të Vlorës dhe Dajt të Tiranës. Në Dukat, flakët kanë marrë shtrirje të konsiderueshme në drejtim të malit, por aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Dajt po punohet për izolimin e vatrave të mbetura, ndërsa një pjesë e tyre tashmë janë izoluar plotësisht dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, zjarri në Mal Milot të Kurbinit është shuar dhe zona po mbahet nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës janë angazhuar në të gjithë territorin të paktën 639 forca, përfshirë 270 efektivë të Forcave të Armatosura. Operacionet mbështeten edhe me mjete zjarrfikëse, katër helikopterë dhe dy avionë Air Tractor.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë Shqipërinë, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.


katërvatrazjarret

Më shumë nga Lajme

  • 22:54Rrahmani paralajmëron Kurtin për Kodin Civil: Hiqi ato dy nene, se prapë kam me të ndalë
  • 22:46A e pagoi intervistën në New York? Përparim Rama: Aq sa e ka paguar Jennifer Lopezin e Mamdani, po normal që jo…
  • 22:37Plagoset me armë zjarri një 42-vjeçar në Tiranë
  • 22:36Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet
  • 22:28Gjini: Daut Haradinaj fytyra e UÇK-së, emrin e tij disa e kanë problem edhe sot, gati tri dekada pas luftës