Zjarrfikësit në Francën jugore po përballen të enjten me disa zjarre të mëdha pyjore, të nxitura nga erërat e forta, ndërsa vendi po përballet me kushte të thata pas valës së fundit të të nxehtit në Evropë.
Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, bëri të ditur se tre vatra zjarri, dy prej të cilave në periferi perëndimore të qytetit port të Marsejës, kanë djegur gjithsej rreth 1,210 hektarë tokë (12.1 milionë metra katrorë).
Organizata Botërore Meteorologjike kishte paralajmëruar javën e kaluar se temperaturat rekord që përfshinë Evropën Perëndimore në fund të qershorit do të rrisin rrezikun e zjarreve, për shkak të nxehtësisë së vazhdueshme, lagështisë së ulët dhe vegjetacionit të thatë, shkruan Reuters .
