Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zjarri përfshiu një sallon për kafshë shtëpiake në Zagreb, zjarrfikësit shpëtuan vajzën dhe qenin e saj

GD
Gazeta Demos15 gusht 2026 në 12:54
Zjarri përfshiu një sallon për kafshë shtëpiake në Zagreb, zjarrfikësit shpëtuan vajzën dhe qenin e saj

Mëngjesin e së shtunës, në Stenjevec të Zagrebit, shpërtheu një zjarr në një sallon për kujdesin e kafshëve shtëpiake. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, u shpëtua pronarja, e cila u gjet pa ndjenja, ndërsa nga hapësira e mbushur me tym u nxor edhe qeni i saj.

Zjarri përfshiu hapësirën afariste të vendosur në një zonë për këmbësorë. Para mbërritjes së zjarrfikësve, qytetarët tentuan ta vinin nën kontroll zjarrin përmes dritares, duke përdorur aparate për shuarje fillestare, raporton Klankosova.tv.

Më pas, ekipet zjarrfikëse hynë me forcë në sallonin e mbyllur dhe e shuan zjarrin, i cili ishte përhapur në një sipërfaqe prej rreth gjashtë me katër metra.

Pas shuarjes së zjarrit, zjarrfikësit nisën kontrollimin dhe ajrosjen e hapësirës nga tymi. Në njërën prej dhomave, të cilën zjarri nuk e kishte përfshirë drejtpërdrejt, ata gjetën pronaren e re pa ndjenja.

“Gjatë kontrollit, gjetëm një grua e cila ishte gjallë, por pa ndjenja, në një dhomë që nuk kishte qenë direkt e përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit menjëherë nisën t’i ofrojnë ndihmë dhe t’i japin oksigjen deri në ardhjen e ekipit të Asistencës Emergjente Mjekësore. Pronarja më pas u transportua për ekzaminim mjekësor”, tha Brigada e Zjarrfikësve të Zagrebit në një postim në Facebook.

Sipas njoftimit, bashkë me pronaren, u shpëtua edhe qeni i saj, i cili besnikërisht kishte qëndruar me të.

“Për qenin do të kujdesen shërbimet kompetente deri në kthimin e pronares”, thanë zjarrfikësit, duke i uruar asaj rikuperim të shpejtë.

zjarripërfshiusallon

Të ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, policia jep detaje

19:13
Vihet në kontroll situata në Margëlliç të Shqipërisë, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

Vihet në kontroll situata në Margëlliç të Shqipërisë, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

19:46

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Shukri Buja: Turp për deputetët e opozitës!
  • 23:17Aksident mes një veture dhe një motoçiklete te Parku i Qytetit në Prishtinë
  • 23:17Haradinaj kritikon deputetët e PDK-së: Edhe këta u dashtë me i rrotullu e me i shti brenda Kuvendit
  • 23:13Përfundon protesta në sheshet e Prishtinës
  • 23:06Zhvillimi i protestës, Policia del me njoftim të ri