Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zogiani: Restoranti në Radoniq ka marrë njoftimin për mbyllje, vendimi zyrtar dorëzohet të hënën

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 16:52
Zogiani: Restoranti në Radoniq ka marrë njoftimin për mbyllje, vendimi zyrtar dorëzohet të hënën

Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Zogiani, ka sqaruar situatën lidhur me pretendimet mbi mbylljen e restorantit buzë liqenit të Radoniqit.

Sipas tij, operatori ka pranuar njoftim për mbyllje, me procesverbalin që është përcjellë nga inspektorati, te KRU “Gjakova”, si pronar legjitim i pronës, e më pas te pronari i restorantit, transmeton IndeksOnline.

“Në lidhje me pretendimet e operatorit në Liqenin e Radoniqit, se nuk ka marrur asnjë njoftim për mbylljen e aktivitetit, duam të sqarojmë se procesverbali i Inspektoratit të MMPH i është dorëzuar pronarit legjitim të pronës, KRU “Gjakova”, e cila tashmë e ka përcjellë atë te biznesi, ndërsa vendimi zyrtar i Ministrisë dorëzohet ditën e hënë nga Inspektorati” shkroi Zogiani.

Ministrja në detyrë me MMPH-së, Fitore Pacolli, dje njoftoi se ​Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit të restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit”, duke thënë se ndodhet në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit dhe ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor.

“Ky aktivitet ka qenë në shkelje flagrante të Ligjit për Ujërat, Vendimit 09/127 të Qeverisë për caktimin e zonave sanitare të Liqenit të Radoniqit dhe akteve të tjera nënligjore, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm” deklaroi dje Pacolli.

zogianimbylljevendimi

Të ngjashme

Falsifikimi i certifikatës së vaksinimit, merret vendimi për Granit Xhakën

Falsifikimi i certifikatës së vaksinimit, merret vendimi për Granit Xhakën

14:43

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Agon Maliqi: Mos u nxitoni, normale që Presidentja të trashëgojë staf, s’mund të punojë fikall vetë
  • 23:41Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?
  • 23:15A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?
  • 22:55Syla: PSD, LDK e këta që kanë qenë në VV po tentojnë ta rigjejnë vetën politikisht
  • 22:47Shqiptarja 60-vjeçare në Zvicër nuk pret zjarrfikësit, merr kovat dhe shuan zjarrin