Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka miratuar licencat për Termocentralin “Kosova A” dhe “Kosova B”, përkatësisht për prodhimin e energjisë elektrike dhe bashkëprodhimin e energjisë elektrike dhe termike.

Sipas njoftimit të ZRrE-së në Facebook, licencat do të jenë të vlefshme nga 9 tetori 2026 deri më 17 gusht 2028.

“Gjithashtu, Bordi miratoi 53 aplikacione për autorizim për vetëkonsum, prej të cilave 46 nga persona fizikë dhe 7 nga persona juridikë, me kapacitet total të instaluar prej 816 kW. Në kuadër të kësaj seance, Bordi shqyrtoi edhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e ZRRE-së”, thuhet në njoftim.