Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

ZRRE propozon: S’do të ketë shtrenjtim të rrymës për 2026

GD
Gazeta Demos10 prill 2026 në 18:39
ZRRE propozon: S’do të ketë shtrenjtim të rrymës për 2026

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që për këtë vit të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.

Në një njoftim për media, ZRRE-ja ka bërë të ditur se më 2026 pritet më shumë import dhe më pak prodhim brenda, por për të shmangur ndikimin e menjëhershëm është propozuar një mekanizëm që të ketë shpërndarje të kostove të rritura në më shumë periudha tarifore.

“Ky mekanizëm parasheh që një pjesë e kostove të rritura të furnizimit të shpërndahet në më shumë se një periudhë tarifore, me qëllim zbutjen e ndikimit në tarifa për një vit të vetëm. Ky trajtim nuk përfaqëson ulje reale të kostove, por një shpërndarje të tyre në kohë, duke kontribuar në stabilitetin e furnizimit dhe përballueshmërinë për konsumatorët. Pra ZRRE propozon që për këtë vit relevant tarifor të mos ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët e shërbimit universal”, thuhet në komunikatën për media kur u bë publikimi i raporteve konsultative për të hyrat e lejuara maksimale për operatorët dhe furnizuesit.

ZRRE-ja ka thënë se gjatë analizës së aplikacioneve të pranuara nga ndërmarrjet energjetike, është vënë re se më 2026 do të ketë prodhim vendor më të ulët për shkak të remonteve në Termocentralet Kosova A dhe B. Kjo nënkupton se do të ketë më shumë import.

Tani konsumatorët, ndërmarrjet dhe palët tjera kanë mundësi të dërgojnë komente deri më 24 prill. Pas kësaj pritet që të merret vendimi i Bordit të ZRRE-së.

Në strukturën e tarifave me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët me shërbime universale të furnizimit është përcaktuar që tarifa e lartë aplikohet prej orës 07:00 deri në 22:00 gjatë periudhës 1 tetor deri më 31 mars, kurse prej orës 08 deri në 23:00 gjatë periudhës 1 prill deri më 30 shtator. Tarifa e lartë për konsumatorët të cilët shpenzojnë më pak se 800 kilovatë orë energji elektrike në muaj është 9.05 centë për kilovat, teksa ajo e ulët është 3.88 centë për kilovat. E për konsumatorët të cilët shpenzojnë mbi 800 kilovatë orë, tarifa e lartë është 15.43 centë, ndërsa ajo e ulëta 7.28 centë.

Në janar, të tre operatorët patën kërkuar shtrenjtim të rrymës. KESCO kërkoi rritje rreth 20 për qind.

Më shumë nga Lajme

  • 10:49Dënimi i çlirimtarëve, Haradinaj: Kuvendi t’i bashkohet zërit të shqiptarëve
  • 10:44Nisma e PDK’së për Gjykatën Speciale, deklarohet Fatos Geci
  • 10:42Hamza: Nëse kalon Projektligji për Specialen, jemi të hapur të diskutojmë edhe për temat tjera
  • 10:41Musliu-Shoshi kërkon unitet në seancën e sotme: Uniteti ynë sot e mbron Kosovën
  • 10:38Peticioni nga Ferizaj mbërrin në Kuvendin e Kosovës, kërkohet largimi i emrit “Uroshevac”