Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zulfaj në Bruksel kërkon hapa konkretë drejt anëtarësimit të Kosovës në BE

GD
Gazeta Demos15 tetor 2026 në 21:06
Zulfaj në Bruksel kërkon hapa konkretë drejt anëtarësimit të Kosovës në BE

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka kërkuar mbështetje më aktive nga Komisioni Evropian për avancimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE, përfshirë dorëzimin e pyetësorit, marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave.

Gjatë takimit të enjten në Bruksel me komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, Zulfaj ka diskutuar për reformat në Kosovë, zbatimin e Planit të Rritjes dhe integrimin në skemat evropiane SEPA dhe “Roam Like at Home”.

Sipas njoftimit, Zulfaj ka paraqitur progresin e Kosovës në sundimin e ligjit, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe harmonizimin me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Në takim është diskutuar edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i dorëzuar më 15 dhjetor 2022. Zulfaj ka theksuar se Kosova është e përkushtuar ndaj reformave dhe vlerave evropiane, duke kërkuar që ky përkushtim të vlerësohet nga institucionet e BE-së.

Sipas njoftimit, pjesë e diskutimit kanë qenë edhe zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë ligjin e miratuar nga Kuvendi për Dhomat e Specializuara. Zulfaj ka vlerësuar se verdikti i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe ka shprehur pritjen që ai të korrigjohet në shkallën e apelit. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se Qeveria ka formuar një grup punues për hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me këtë çështje.

Në përfundim të takimit, Zulfaj ka riafirmuar përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e reformave dhe bashkëpunimin me institucionet e Bashkimit Evropian në rrugën drejt anëtarësimit.

zulfajkosovësbruksel

Të ngjashme

Statusi kandidat i Kosovës në BE, Zulfaj takohet në Bruksel me eurodeputetin Adnan Dibrani

Statusi kandidat i Kosovës në BE, Zulfaj takohet në Bruksel me eurodeputetin Adnan Dibrani

19:38
Shiroka Pula në 70-vjetorin e Revolucionit Hungarez: Kosova e kupton mirë rëndësinë e lirisë për një komb

Shiroka Pula në 70-vjetorin e Revolucionit Hungarez: Kosova e kupton mirë rëndësinë e lirisë për një komb

22:10
Kos: Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, hap serioz prapa drejt BE

Kos: Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, hap serioz prapa drejt BE

19:32
Kur pritet ta dekretojë Shiroka-Pula Ligjin për Specialen?

Kur pritet ta dekretojë Shiroka-Pula Ligjin për Specialen?

16:19

Më shumë nga Lajme

  • 22:14Vijon situata e tensionuar në rrugët e Tiranës/ Protestuesit shkojnë drejt Drejtorisë së Policisë, përballen me bllokadën e uniformave blu
  • 22:12Bajqinovci: Kosova ka stabilizuar institucionet, ligjet do të kalojnë
  • 22:09Ndalimi i shamisë në shkolla shkakton protesta të rralla në Azerbajxhan
  • 22:08Protesta në Shqipëri, Vllahiu: Për më shumë se 10 vjet s’ka opozitë, ka riciklim politikanësh
  • 22:05S'ndalet kaosi në Tiranë: Përplasje me gurë mes policisë dhe protestuesve te Ura e Bllokut