Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zvicra konfirmon takimet “diskrete” Kosovë-Serbi në Solothurn: Duam që palët të flasin pa u mbingarkuar nga vëmendja e publikut

GD
Gazeta Demos6 janar 2026 në 17:23
Zvicra konfirmon takimet “diskrete” Kosovë-Serbi në Solothurn: Duam që palët të flasin pa u mbingarkuar nga vëmendja e publikut

Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës ka konfirmuar se përkrahin dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për të ndërtuar besim dhe mirëkuptim.

Zëdhënësja e MPJ-së zvicerane, Lea Zurcher, ka thënë se organizojnë bisedime dy apo tri herë në vit në qytetin e Solothurnit, meqë s’duan që palët të jenë të ngarkuara nga vëmendja e publikut. Megjithatë ajo thotë se këto takime s’janë sekrete, por siç i quajnë diskrete. Sidoqoftë për udhëtimet atje dhe pjesëmarrjen s’ka njoftime zyrtare nga pjesëmarrësit.

“Zvicra mbështet dialogun midis Serbisë dhe Kosovës si pjesë e angazhimit të saj për ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimit. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës (FDFA) organizon bisedimet e Solothurnit dy deri në tre herë në vit. Ndërsa zhvillohen në mënyrë diskrete, këto takime nuk janë sekrete”, ka thënë ajo për Express.

Ajo ka thënë së Divizioni i Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në kuadër të Ministrisë së Jashtme, bashkë me këshillin e OJQ-ve për qeverisje gjithëpërfshirëse kanë organizuar shkëmbime të rregullta që nga viti 2015, e ku përfshihen përfaqësues të partive politike nga Kosova dhe Serbia.

Zurcher ka thënë se MPJ e Zvicrës dëshiron që të ofrojë një hapësirë për dialog për çështje politike, për t’iu lejuar pjesëmarrësve të diskutojnë pa u mbingarkuar nga vëmendja e publikut.

“FDFA e konsideron të rëndësishme të ofrojë një hapësirë për dialog të qëndrueshëm mbi çështjet politike, duke u lejuar pjesëmarrësve të ndërtojnë marrëdhënie dhe besim pa u mbingarkuar nga vëmendja e publikut”, ka potencuar ajo.

Sipas zyrtares zvicerane, një modalitet i tillë i diskutimeve mundëson kontakte të drejtpërdrejta dhe eksplorim të ideve në bazë të të cilave mund të inspirohen proceset zyrtare.

“Një format i tillë diskret mund të ndihmojë në lehtësimin e kontakteve të drejtpërdrejta dhe lejon që të eksplorohen ide që mund të ushqehen në proceset zyrtare. Ky dialog joformal, në përputhje me traditën e gjatë zvicerane të Zyrave të Mira, është plotësues i kuadrit zyrtar të udhëhequr nga BE-ja dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Lea Zurcher për Gazetën Express.

Sot gazeta zvicerane “NZZ” ka raportuar për këto takime të mbajtura në qytetin e Solothurnit në Zvicër. Mes emrave të përmendur në artikull janë edhe zv.kryeministri Besnik Bislimi dhe kryediplomati serb, Marko Gjuriq si pjesëmarrës.

zvicra

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Moti nesër, temperaturat deri 35 gradë Celsius
  • 23:38Aksidenti tragjik në Durrës, familja e 26-vjeçares italiane mes dhimbjes: Jemi të shkatërruar, presim trupin e saj
  • 23:16KEK merr masa pas vdekjes së dy punëtorëve: Formohet Task Forca për Sigurinë në Punë
  • 22:5946 vjeç dhe sërish në futboll! Ronaldinho bën të pabesueshmen në Itali
  • 22:57Marrja e pikave kufitare nën kontroll: Thaçi nga Haga zbulon kërcënimin e Tadiqit